Shala: Jemi të bashkuar në një qëllim, ta dërgojmë Kosovën në Evropian

E publikuar: 14/11/2019 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori i Kosovës, Herolind Shala, nuk do të mund të paraqitet në ndeshjen e sontme kundër Çekisë për shkak të një lëndimi.

Ai ka thënë se ndeshja e sontme është vendimtare për kualifikimin historik të Kosovës në Euro 2020.

“Jemi të bashkuar, futbollistë, staf, federatë e tifozë. Të gjithë e kemi qëllimin e njëjtë, ta dërgojmë Kosovën tonë në evropian”, ka shkruar Shala në Facebook.