Serbia e shqetësuar me rolin e SHBA–së në dialog

E publikuar: 21/12/2018 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta e Beogradit “veçernje novosti” ka shfaqur frikën se SHBA-ja me letrën e dërguar nga presidenti Trump për presidentët Thaçi e Vuçiq, Serbinë do ta vërë para ofertës”merre ose lëre”, transmeton Koha.net.

Sipas burimeve që thotë t’i ketë kjo gazetë, Evropa edhe më tej do të mbetet ndërmjetësi në dialog, ndërsa SHBA-ja. që nuk e përkrah Serbinë, do të ketë rol shumë më të madh në hartimin dhe arritjen e marrëveshjes.

Për këtë arsye, shton gazeta, zyrtarët serbë do të insistojnë që në betejën përfundimtare për statusin e Kosovës , të përfshihen Rusia dhe Kina.

E në Bruksel letra e Trumpit nuk shihet si mundësi që Washingtoni ta marrë rolin udhëheqës në dialog, por “si sinjal i përkrahjes dhe i inkurajimit të dialogut që zhvillohet me ndërmjetësim të BEs-së “.