Serbët do të largohen nga institucionet e Kosovës, nëse burgoset Todosijeviq

E publikuar: 10/12/2019 20:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çështja e dënimit të ish-ministrit serb të MAPL-së, Ivan Teodosijeviq, për deklaratat fyese për masakrën e Reçakut, është diskutuar sot në Kuvendin e Mitrovicës së Jugut dhe atë të Zveçanit.

Në një mbledhje të mbajtur atje, janë miratuar konkluzionet e arritura nga Lista Serbe nëse aktgjykimi ndaj Teodosijeviqit merr formën e prerë,transmeton Express.

Ndër më të rëndësishmet është pika e cila thekson se serbët do të braktisin të gjitha institucionet e Kosovës, edhe ato në nivel qëndror edhe ato në nivel lokal, nëse Teodosijeviq përfundon në burg.

Sipas zyrtarëve të Listës Serbe, një vendim i tillë i gjykatës zgjeron hapësirën për diskriminime tjera në baza etnike, dhe se i njëjti ka ngjyrim politik më shumë se sa ligjor.

Teodosijeviq u dënua nga Gjykata Themelore e Prishtinës lidhur me deklaratat e tij, ku ai e quante fabrikim masakrën e Reçakut.

Ndër të tjera, deklarata të tilla nxitëse i kishin kushtuar atij edhe me shkarkim nga posti i ministrit që ai mbante në Qeverinë Haradinaj.