Selmanaj për çështjen e deputetit Etem Arifi: Osmani të veprojë në bazë të ligjeve

E publikuar: 12/05/2020 13:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka shqyrtuar kërkesën e Kryetares së Kuvendit që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi.

Kryetari i këtij komisioni, Driton Selmanaj pas mbledhjes, tha se në kërkesat që i kanë pas në komision nuk kanë qenë çështje për të cilat komisioni e ka për detyrë të jap interpretime.

Lidhur me kërkesën e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani për mandatin e deputetit Etem Arifi, Selmanaj tha se është kërkesë e pabazuar dhe në kundërshtim me rregulloren e komisionit,shkruan Lajmi.net.

“Është një kërkesë e pabazuar dhe në kundërshtim me rregulloren e drejtuar nga ana e kryetares së Kuvendit. Ne nuk trajtojmë çështjet e përfunduara ligjore. Vlerësuam që si komisionin ti japim një përgjigje kryetares ku kërkuam që ti respektojë ligjet, kushtetutën dhe të veprojë në bazë të funksioneve që ka”, tha Selmanaj.