Selimi viziton Mustafën në shtëpi

E publikuar: 04/02/2019 13:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi, ka vizituar në shtëpinë e tij, kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.

Arsyeja e kësaj vizite ishte interesimi për gjendjen shëndetësore të Isa Mustafës.

Mustafa thotë t’i ketë shprehur Selimit gëzimin për lirimin e tij dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Sot ishte nder i veçantë për mua dhe familjen time, të më vizitoj ish komandanti i UÇK-së, gjeneral Sylejman Selimi i shoqëruar nga deputeti dhe bashkëluftëtari, Anton Quni, i cili u interesua për shëndetin tim. Gjeneralit Selimit i shpreha gëzimin tim për lirimin e tij por dhe admirimin për qëndresën e tij burrërore e patriotike gjatë gjithë kësaj periudhe. Si Komandant i UÇK-së dhe më vonë në pozita të rëndësishme të larta shtetërore, Gjeneral Selimi dha kontribut të rëndësishëm për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.