Selimi, PDK-së: S’duam paqe me juve, jeni rreshtuar me LDK-në

E publikuar: 11/06/2020 11:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë para deputetëve që të nxjerrin të gjitha faktet për deklarimet se Haki Abazi është takuar me zyrtarë të BIA-s dhe që në kabinetet ku kanë punuar ata kanë munguar simbolet shtetërore.

“Nxjerrni çfarëdo që keni sepse po e teproni me shpifje. Ngritu thuaje me kënd është takuar. Nëse keni diçka për simbole nxirrni. Asnjë zyrë nuk e kam parë pa flamur pavarësisht se si ne i trajtojmë ato”, ka thënë Selimi, njofton Klan Kosova.

“E kuptoj që s’keni tema të tjera, mos e mbushni zbrazëtirën. Askush nuk kërkoi paqe me ju. Askush nuk do të jetë opozitë me ju sepse e keni rreshtuar vetën në anën e LDK-së. Këtu jemi për çdo gjë tjetër”, iu ka drejtuar Selimi deputetëve të PDK-së./KlanKosova/