Selimi: Nuk do të doja kurrë të më lavdëronte Gani Geci

E publikuar: 04/03/2016 13:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të  Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi, deklaroi se akuzat ndaj tij janë karta të Hashim Thaçit.

Selimi tha se këto karta ai i përdorë kurdo që ka nevojë.

Në intervistë për gazetën ‘Zëri’, deputeti Selimi saktësoi se sipas tij, një nga këto karta, këtë herë është edhe Ramiz Lladrovci, me të cilin tha se nuk ka asnjë problem.

“Ramizi nuk është asgjë tjetër përveç një kartë e Hashim Thaçit për të mu kundërvënë dhe për të më zbritur në nivele të tilla”, tha Selimi në këtë intervistë.

Ai tha se sulmet e fundit ndaj tij, janë fushatë jo ndaj tij, por ndaj politikës që ai përfaqëson.

“Duket se është një fushatë e organizuar goxha mirë. Jo ndoshta më shumë kundër meje, por më shumë kundër asaj që unë përfaqësoj”, ka deklaruar Selimi, deputet i VV-së.

Ai ka thënë se Ramiz Lladrovcin nuk e ka njohur sikur shumë të tjerë që kanë qenë jashtë vendit, për dallim nga Fehmi Lladrivcin, për të cilin tha se e ka pritur në Dukagjin dhe më të kanë shkuar në Drenicë dhe kanë qenë bashkëluftëtarë.

Sa i përket akuzave që ndaj tij ka dhënë ditëve të fundit Gani Geci, ish deputet i Kuvendit të Kosovës, e që ndërlidhen me kohën e luftës, Selimi nuk ka dashur t’i komentojë ato deklarata.

“Nuk do të doja që të më lavdëronte kurrë Gani Geci. Duke ditur kë e kam përballë, atëherë ndoshta në mungesë të modestisë, do ta vlerësoja vetën më shumë”, ka thënë Selimi.

Rexhep Selimi tha se vetë është një nga personat që ka kërkuar që sa më shpejtë të zbardhen vrasjet e pazbuluara deri më tash.

“Duke mos arritur të zbulohen, ato kanë arritur të bëhen mjet edhe nga shumë eksponentë”, ka thënë deputeti Selimi./lajmi.net