Sekretari Amerikan i Shtetit Pompeo kërcënon Evropën nëse blen teknologjinë e Huawei

E publikuar: 12/02/2019 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha ditën e Hëne se Amerika mund të detyrohet të rikonsiderojë bashkëpunimin me Evropën nëse vendet e BE-së do të bëjnë biznes me gjigandin Kinez të telekomunikacionit Huawei.

Komentet Pompeo i bëri nga Budapesti ndërsa është nisur në një tur disa ditor ku do të vizitojë pesë vende Evropiane ndër të tjera do të ngrejë shqetësime rreth influencës së Kinës dhe Rusisë në Evropën Qendrore.

Në Hungari, ku Huawei është një lojtar kryesor, Pompeo tha se do të diskutonte me Orban dhe zyrtarë të tjerë nga bota e biznesit për rreziqet që u kanosen nga kompania Kineze.

“Ato janë vend sovran dhe kanë të drejtë të marrin vendimet e tyre. Por ne do të ndajmë me ta informacionet që kemi për rrezikun që sjell Huawei për privatësinë dhe sigurinë e Hungarezëve me shpresën se do të marrin vendimet e duhura për Hungarinë,” tha Pompeo.

“Por së dyti e kemi parë teknologjinë e tyre në mbarë botën. Prania e teknologjisë së Huawei e bën më të vështirë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara. Kështu nëse pajisjet e Huawei gjenden në pika me sisteme të rëndësishme Amerikane do të ishte e vështirë për ne të bashkëpunojmë. Ne duam që vendet të identifikojnë rreziqet e përdorimit të këtyre pajisjeve.”

SHBA vazhdimisht ka akuzuar Huawei për përdorimin e teknologjisë së Huawei për të vjedhur sekrete tregtare.

Të njëjtin mesazh Pompeo do të përcjellë edhe në Sllovaki dhe Poloni. Takimet e tij të fundit i mbyll në Belgjikë dhe Islandë. /PCWorld Albanian