Sejdiu: Vandalizohet sërish hapësira te parku i ri (Foto)

E publikuar: 18/08/2017 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka bërë të ditur se sot serish është vandalizuar hapësira te parku i ri te “1 Tetori”.

Sejdiu, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se me këtë rast janë thyer dyert e tualetit publik dhe se ekipet e Komunës kanë intervenuar, duke funksionalizuar serish tualetin.

“Prishtina nuk mund të shkatërrohet, as nuk kthehet më në vend pa zot shtëpie. Prishtina ka edhe qytetari e edhe guxim që ti kundërvihet çdo tentimi për shkatërrim. Prishtinë të duam, me mendje dhe me zemër”, shkruan Sejdiu.

Ndërsa, vetëm para dy ditësh kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte bërë të ditur se do të parku do të ruhej nga katër persona, për shkak të dëmtimeve të tij.

“Prej nesër do t’i vendosim 4 persona nga Hortikultura në mirëmbajtje e që edhe do ta ruajnë parkun e ri dhe do të mirëmbajnë gjelbërimin, rekuizitat dhe WC-të publike”, kishte shkruar Ahmeti në Facebook. /Express/