Sejdiu: U përafruam me AKR-në, por ajo e ndryshoi mendjen dhe kaloi me LDK-në

E publikuar: 30/05/2017 00:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dardan Sejdiu, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se kanë bashkëpunuar me AKR-në e Behgjet Pacollit në disa fusha.

Kjo pasi, sipas tij, programi zhvillimor i VV-së ka qenë i përafërt me atë të AKR-së.

“Kemi pas arritur deri në një pikë që i patëm përafruar programet. Por ja që për një 1 ditë, Pacolli ndryshoi mendje dhe kaloi me LDK-në”, ka thënë kandidati për deputet, Dardan Sejdiu.