Sejdiu: Thaçi po përdor Luginën për aventura të veta

10.08.2018 00:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Sejdiu: Thaçi po përdor Luginën për aventura të veta

Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, ka thënë se presidenti Hashim Thaçi po përdor termin për korrigjim kufijsh me Serbinë dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën vetëm për aventura të veta personale.

Sipas tij, Kosova nuk mund të hyjë në dialog teksa akoma s’ka gjetur përgjigje se kush po e përfaqëson, kur dhe për çka.

“Thaçi s’ka mandat që të flasë në emër të Kosovës. Ka mundur të fliste kur u largua lapidari i UÇPMB-s. Po i përdor si vegël për aventurat personale. Duhet të interesohemi dhe kemi obligim moral e kombëtar që të interesohemi për qytetarët në Luginë e të interesohemi që Serbia t’i respektojë të drejtat e plota të tyre. Nuk guxojmë të japim territor sepse do të cenonim kushtetutën që kemi dhe njerëzit që kanë dhënë jetën për këtë vend. Me dëshirë kuptohet që do t’i bashkonim të gjithë, por jo që të vazhdojmë tash të japim territor. Duhet të ruajmë 100 për qind sovranitetin tonë. Të kërkojmë të drejta për shqiptarët në Luginë”, ka deklaruar Sejdiu.

Sejdiu ka thënë se Thaçi “është në panik sepse po e ndien mungesën e rëndësisë në skenën politike kosovare dhe po dëshiron ta faktorizojë veten”.

“Territori është i pacenueshëm, i pandashëm. Fatkeqësi që po shkaktohet dëm nga një njeri që është dashur më së paku të bëjë një gjë të tillë, kreu i shtetit. Nuk e kuptoj pse po hyn në aventura që janë shkelje e Kushtetutës, nëse bëhen”, ka thënë Sejdiu në Interaktiv të KTV-së për deklaratat e Thaçit për korrigjim kufijsh me Serbinë dhe raportimet për shkëmbim territoresh.

Ai ka kritikuar edhe kryeministrin Ramush Haradinaj që nuk ka marrë përsipër udhëheqjen e dialogut.

“Postet institucionale merren si tërësi jo si market po e dua këtë, s’po e dua atë. Nëse s’mundesh, hiq dorë nga ajo pozitë dhe lësho rend për zgjedhje e t’i marrë përsipër dikush që mund t’i shtyjë tutje këto procese”, ka shtuar Sejdiu.

Sipas Sejdiut, është e nevojshme që të ketë zgjedhje në vend dhe duhet të bëhet një koalicion “i fuqishëm mes LDK-së, VV-së dhe PSD-së për të marrë pushtetin me 60-70 për qind të deputetëve shqiptarë”. Para kësaj, Sejdiu ka thënë se Kosova s’është e gatshme të bisedojë me Serbinë.

Edhe pse është shprehur optimist për njohje të dy anshme në fund të dialogut me Serbinë, ai ka thënë se nuk duhet të përjashtohen as skenarët më të rëndë.


E plotësuar: 23:50  Sejdiu thotë Asociacioni mund të ekzistojë vetëm pa kompetenca ekzekutive

Deputeti i pavarur Korab Sejdiu, i cili njëherësh është pjesë e Grupit Parlamentar të LDK-së, ka thënë se themelimi i AKS-së, mund të ekzistojë vetëm pa kompetenca ekzekutive.

“Natyrisht statuti që është përpiluar, e ne ende s’e kemi parë, duhet të shikohet nëse bie ndesh me Kushtetutën tonë”, tha Sejdiu në Interaktiv të KTV-së.

Sejdiu ka folur edhe për siç tha ai, ‘deklarimet absurde të presidentit Thaçi’, që sipas tij, nuk e sheh të arsyeshme të flitet për to pasi asgjë nuk po marrim nga ana e Serbisë. “Si mund të flitet për konsensione shtesë, kur presidenti vetëm jep deklarata e asgjë s’po merr”, tha ai.

“Kushdo që vendos për ndarje e falje të krimeve, problemin më të vogël e ka shkeljen e Kushtetutës”, tha ai, transmeton Koha.net.

Sejdiu thotë se dekretimi i gjyqtarëve në Kushtetuese është politik

Deputeti Sejdiu ka folur edhe për dekretimin e pesë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se Bajram Latifi, Safet Hoxha, Remzije Istrefi–Peci, Radomir Laban dhe Nexhmi Rexhepi sot e dhanë betimin para presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Por në mesin e të dekretuarve, Radomir Laban, është në listën e INTERPOL-it me kërkesë të Serbisë. Shteti serb e ka dënuar atë me gjashtë vjet burgim, nën akuzën për korrupsion. Më 2011-ën Labani ishte shpallur fajtor nga një gjykatë në Serbi për veprën penale të marrjes së ryshfetit, transmeton Koha.net.

Sejdiu tha se kjo nuk është hera e parë që partitë politike kanë dërguar atje të njohur.

“Lidhur me Labanin, të them të drejtën, klasës politike në pushtet në Kosovë e Serbi u konvenon të kenë njerëz të tillë. Sepse në këtë mënyrën kur vie puna, marrin mbështetjen e tyre”, tha ai. Sejdiu tha se nuk e njeh Labanin, por mënyra se si deri tani ka shkuar puna në Kushtetuese, s’mund të jetë emërim profesionalisht por politikisht.

Ky dekretim, sipas Sejdiut, që është krejt politikë, do jetë shumë problematike për të ardhmen e vendit sepse kështu edhe do të bllokohet puna e drejtë.

Sejdiu ka thënë edhe pse është deputet i pavarur, do të mbes në GP-në e LDK-së.

“Po mundohem të bëjë aq sa mundem. Nëse ndodh koalicioni parazgjedhor, sigurisht do të jem aty. Më ka mbetur mua të vendos a dua të vazhdojë apo jo, e më pas se ku dua të shkoj”, përfundoi Sejdiu intervistën në Interaktiv.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Veseli, opozitës: Nuk është kohë zgjedhjesh, orientohuni në mbrojtjen e shtetësisë

Veseli, opozitës: Nuk është kohë zgjedhjesh, orientohuni në mbrojtjen e shtetësisë

Gjuriq: Paqen në rajon nuk e krijojnë vendimet e njëanshme, duhet kompromis Kosovë-Serbi

Gjuriq: Paqen në rajon nuk e krijojnë vendimet e njëanshme, duhet kompromis Kosovë-Serbi

Veseli: Qëndrimi i Gjermanisë është i njëjtë me të Kosovës, jo ndryshim të kufijve

Veseli: Qëndrimi i Gjermanisë është i njëjtë me të Kosovës, jo ndryshim të kufijve

Lekaj: Shtimi i Qendrave të Kontrollit do të zvogëlonte sigurinë në rrugë

Lekaj: Shtimi i Qendrave të Kontrollit do të zvogëlonte sigurinë në rrugë

Dënohet me burg për goditjen e bashkëqytetarit me kondak të alltisë

Dënohet me burg për goditjen e bashkëqytetarit me kondak të alltisë

Franca e interesuar për të investuar në Kosovë në energji të ripërtëritshme

Franca e interesuar për të investuar në Kosovë në energji të ripërtëritshme

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymë

Kosova e Kroacia pajtohen të bashkëpunojnë më shumë në drejtësi

Kosova e Kroacia pajtohen të bashkëpunojnë më shumë në drejtësi

Veseli merr mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

Veseli merr mbështetjen e Gjermanisë për liberalizimin e vizave

PSD: Partitë opozitare pa ne s’mund ta rrëzojnë Qeverinë

PSD: Partitë opozitare pa ne s’mund ta rrëzojnë Qeverinë

Avni Arifi emërohet ambasador

Avni Arifi emërohet ambasador

Qeveria kërkon përfundimin e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore

Qeveria kërkon përfundimin e procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore

Ministri Berisha takoi pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komunitetit serb

Ministri Berisha takoi pjesëtarët e FSK-së nga radhët e komunitetit serb

Arrestohet një person për  vjedhje të rëndë

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë

“Vetëvendosje” kërkon që rasti i Vasfije Krasniqit të riprocedohet dhe fajtorët të dënohen

“Vetëvendosje” kërkon që rasti i Vasfije Krasniqit të riprocedohet dhe fajtorët të dënohen

Çështja e amnistisë në fokus të debatit për ndryshimet kushtetuese

Çështja e amnistisë në fokus të debatit për ndryshimet kushtetuese