Sarri zgjedh tre futbollistët më të mirë italianë

E publikuar: 14/10/2018 00:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maurizio Sarri është një nga ata trajnerët e Ligës Premier që e njeh futbollin italian shumë mirë.

Italiani iu bashkua Chelseat gjatë verës nga Napoli dhe në këtë fillim sezoni në kampionatin elitar anglez ka befasuar me paraqitjet e mira.

Por, në një intervistë nga Footballi Italia, Sarri është pyetur se kush janë futbollistët italian më të mirë të momentit.

“Insigne është aktualisht futbollisti më i mirë Italian. Pas Insignes do të vendosi Bernardseschin, i cili është në rrugë për t’u bërë shumë shpejt lojtar i klasit botëror”.

“Në vendin e tretë do të vendosi Federico Chiesan, ai është një talent i pastër. Ai ka aftësitë e dikujt që ka lindur për të pasur sukses”, ka thënë Sarri.

Federico Chiesa, e ardhmja e madhe e Italisë dhe Fiorentinas (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Aktualisht Chelsea në Ligën Premier ka 20 pikë, aq sa Liverpooli dhe Manchester City.

Ndeshja e ardhshme e skuadrës londineze është kundër Manchester Unitedit. /Telegrafi/