Sarri nuk është i shqetësuar për koret e tifozëve kundër stilit të tij të lojës

E publikuar: 19/02/2019 11:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Chelsea është eliminuar nga FA Cup pas humbjes në Stamford Bridge nga Manchester Unitedi me rezultat 0-2.

Me këtë rast duket se përfundoi edhe durimi i tifozëve drejt teknikut italian, por Maurizio Sarrit nuk i bëhet vonë edhe aq për mendimet e tifozëve.

“Ne kemi luajtur futboll të hutuar në pjesën e dytë, por edhe në të parën kemi luajtur mirë”, ka thënë Sarri.

Maurizio Sarri gjatë ndeshjes Man Utd-Chelsea në Stamford Bridge (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

“Pozita ime? Nuk është problem. Lidhja (me klubin) nuk është aq e rëndësishme, por është e mirë”.

Tifozët Blu gjatë ndeshjes kundër Unitedit kanë kënduar kore kundër stilit të lojës së trajnerit italian, ku gjithë përqendrimi është te mbajtja e topit.

“Jam i shquar për rezultatin, jo tifozët”, ka shtuar Sarri, ndërsa i pyetur se a i kishte dëgjuar më parë këto thirrje nga tifozët, ai vazhdoi: “Jo, për të gjithë ishte hera e parë”.

Chelsea nuk renditet mirë në Ligën Premier, Blutë renditen në vendin e gjashtë me 50 pikë. /Telegrafi/