Sarri: Kepa mund të jetë rezervist, lojtarët janë të shokuar

E publikuar: 26/02/2019 16:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maurizio Sarri ka konfirmuar se ekzistojnë mundësitë që Kepa Arrizabalaga të mos luajë nga fillimi në ndeshjen e radhës në Ligën Premier kundër Tottenham Hotspurit.

Tekniku italian tha se ka nevojë t’i dërgojë skuadrës një mesazh, pavarësisht se ishte një keqkuptim dhe se lojtari ka kërkuar falje se refuzoi zëvendësimin.

“Të dielën kemi bërë një ndeshje të mirë. Jam trajner dhe duhet të fokusohem në paraqitjen. Fola me Kepan, fola me të gjithë”.

Sarri i nervozuar teksa Kepa po refuzonte të lëshonte fushën (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Ai i kërkoi falje stafit teknik, por nuk ishte mjaftueshëm. Ai i kërkoi falje edhe lojtarëve dhe klubit, ne nuk duam ta vrasim”.

“Nuk e di (nëse ai do të luajë), duhet të vendosi nëse po apo jo. Mendoj (nëse është i gatshëm për lojë), ai ka bërë vetëm një riaftësim dje, por do të jetë vendim i grupit, i lojtarëve”.

“Ishte një situatë jo e zakonshme dhe lojtarët ishin të shokuar. Ishte e pamundur të reagohet menjëherë. Ishte vendim i klubit (dënimi i lojtarit me rrogën mujore), ai duhet ta pranojë”.

“Ishte një keqkuptim i madh. Duhet ta vlerësoja paraqitjen. Nuk doja që portieri të mbrojë penalltitë me ndonjë ngërç. Caballero i njeh mirë lojtarët e Cityt”.

“Mendova se do të ishte më mirë që të mbrojë penalltitë një portier fizikisht në nivel. Nuk mendoj ndonjë gjë pasi penalltitë janë lotari”.

“A do të fillojë ai në ndeshjen tjetër? Duhet t’i jap një mesazh grupit, me apo pa Kepan në fushë. Duhet të vendosi se çka është mirë për grupin tim. Ai bëri një gabim, ka pasoja”, ka thënë Sarri. /Telegrafi/