Sanchez: Me dëshirë shkoj te Barcelona

E publikuar: 27/05/2017 12:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrojtësi i Ajax, Davinson Sanchez pranon se ai do të mirëpriste mundësinë për të kaluar te Barcelona.

Ai ka thënë se është i gatshëm për një kalim në Camp Nou dhe do ta bënte me dëshirë një transferim të tillë.

“Natyrisht unë do të doja të luaj për Barcelonën”, ka thënë Sanchez.

“Kjo është një kompliment i madh [të jetë i lidhur me ta]. Kush nuk dëshiron të luajë për një klub aq i madh sa Barca?”

“Gjithkush dëshiron të jetë pjesë e një ekipi të tillë, ata janë një prej elitës në botë”, shtoi mbrojtësi. /IndeksOnline/