Samsung prezantoi telefonin super buxhetorë, Galaxy J2 Pro

E publikuar: 10/01/2018 05:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Samsung prezantoi sot zyrtarisht telefonin më të ri buxhetor, Galaxy J2 Pro. Versioni zyrtar u shfaqe në uebsajtin e kompanisë dhe nuk sjell surpriza krahas detajeve të bëra publike një javë më parë.

Telefoni ka procesor me katër bërthama, 16GB memorie të brendshme dhe hapësirë për kartat microSD.

Galaxy J2 Pro vjen me ekran 5 inç Super AMOLED me rezolucion qHD 540×960 piksel.

Procesori ka katër bërthama me frekuencë 1.4Ghz dhe 1.5GB RAM. Ai do të jetë i disponueshëm edhe me dy karta SIM ndërsa bateri është e zëvendësueshme.

Kamera frontale e J2 Pro ka sensor 8 megapiksel, ndërsa e pasmja vetëm 5 megapiksel. Sistemi operativ është Android 7.0 Nougat.

Kapaciteti i bateri përllogaritet në 2,600 mAh dhe ngarkohet përmes micro USB. Në aspektin e konektivitetit, J2 Pro ofron Wi-Fi 802.11 b/g/n 2.4 Ghz dhe Bluetooth 4.2.

Telefoni pritet të kushtojë afro 150 dollarë. /PCWorld Albanian