Samsung prezantoi laptopin tablet Galaxy Book2 me 20 orë jetëgjatësi baterie

E publikuar: 18/10/2018 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizioni i një kompjuter gjithnjë i lidhur në internet i manifestua ditën e sotme në formën e Galaxy Book2, një laptop-tablet 12-inç 2n1 i cili do të konkurrojë me Microsoft Surface Pro dhe Go.


Diferenca më e madhe mes hibridit të Samsung dhe atij të Microsoft është procesori dhe platforma mbi të cilën bazohet Galaxy Book2, Qualcomm Snapdragon 850.

Një variant i Snapdragon 845 por i përshtatur për laptopët dhe pajisjet 2n1, Snapdragon 850 sjell 30% më shumë performancë dhe 20% më shumë bateri se gjenerata e kaluar Snapdragon 835.


Galaxy Book2 vjen me konektivitet gigabitësh LTE përmes modemit Qualcomm X20 LTE si dhe Wi-Fi 802.11ac.

Vetë kompjuteri ka një ekran Samsung Super AMOLED 12-inç Full HD+ me rezolucion 2160×1440 piksel, 4GB RAM dhe 128GB memorie të brendshme.

Ai do të kushtojë 999 dollarë së bashku me tastierën dhe lapsin stylus.

Samsung thotë se hibridi në fjalë mban baterinë për 20 orë në ditë. Ai del në shitje më 2 Nëntor. /PCWorld Albanian