Samsung nuk do të ofrojë më tema falas

E publikuar: 17/11/2018 05:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në përpjekje për të gjeneruar më shumë të ardhura nga përdoruesit, Samsung do të ndalojë së ofruar tema falas.


Ndryshimi do të implementohet me Android Pie vitin e ardhshëm sipas raporteve.

Më pas përdoruesit mund ti provojnë për 14 ditë përpara se të vendosin nëse duan ti blejnë ose jo.


Dyqani i temave dhe sfondeve përveç atyre falas ka edhe me pagesë.

Përdoruesit pasi kanë provuar temën do të kenë mundësi të rikthehen tek tema “TouchWiz” e Samsung.

Gjithashtu kompania po përgatitet për lançimin e një pamje të re të quajtur One UI. /PCWorld Albanian