Samsung do të prodhojë dy versione të Galaxy Note 10 me ekran 6.28-inç dhe 6.75-inç

E publikuar: 09/04/2019 13:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas lançimit të katër modeleve të ndryshme të Galaxy S10 me madhësi të ndryshme ekranit, nuk do të ishte çudi nëse kompania bën të njëjtën gjë edhe me Galaxy Note 10.

ETNews raporton se Note 10 do të vijë me dy madhësi ekrani, 6.28-inç dhe 6.75-inç. Modeli i vogël do të vendosej mes Galaxy S10 6.1-inç dhe Galaxy S10 Plus 6.4-inç.

Varianti 6.75-inç do të ishte afërt Galaxy S10 5G i cili ka ekran monstruoz prej 6.7-inç dhe pritet të dalë shumë shpejt në shitje.

ETNews thotë se Samsung do të ofrojë të dy madhësitë në dy variante: 4G LTE dhe 5G dhe në total do të jenë plot katër versione.

Raporti vijon të tutje duke thënë se modelet 5G do të kenë katër kamera të pasme dhe me shumë gjasa i katërt do të jetë një sensor Time-of-Flight (ToF).

Nëse keni menduar se Note 9 është telefoni i duhur për produktivitet, atëherë prisni sa të debutojë Note 10 me ekran 6.75-inç. Nëse nga historia kemi mësuar diçka, atëherë i bie që Galaxy Note 10 të mbërrijnë diku nga fillimi ose mesi i muajit Gusht. /PCWorld Albanian