Salihaj: PDK po e nxehë situatën për zgjedhje të parakohshme (VIDEO)

E publikuar: 27/03/2017 22:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, ka thënë se nuk është koha për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë e ka në plan që të nis fushatën parazgjedhore siç tha ai një vit përpara. Salihaj ka thënë se PDK po e nxehë situatën për zgjedhje.

Ai në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, duke folur për rikthimin e Listës Serbe në Institucionet e Kosovës, ka thënë se kryeministri Mustafa duhet ti shkarkojë ata nga detyra.

Saliahj në këtë emision ka folur edhe për iniciativën e presidentit Thaçi për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Salihaj ka thënë se nuk ka logjikë të bëhet Ushtria pa amerikanët.

“Nuk ka logjikë, s’di pse Thaçi e bëri”, ka thënë Salihaj.
Ai në këtë emision ka folur edhe për tema të tjera.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë: