Salah vazhdon shkëlqimin, Liverpool pranë United

E publikuar: 11/02/2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liverpool, me Klopp në stol dhe egjiptianin Salah në sulm, ka marrë një fitore të pastër në transfertën e vështirë të Southampton.

“The Reds” triumfoi 0-2 me gola të realizuar nga Firmino dhe Salah.

Me këtë tri pikësh, Liverpool ngjitet i treti dhe pas hapit fals të Manchester United është vetëm dy pikë larg nga skuadra e Mourinho.