Rusia: Vendimi i SHBA-ve për t’u tërhequr nga UNESCO për keqardhje

E publikuar: 13/10/2017 08:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të tërhiqen nga UNESCO po e përkeqëson situatën për këtë organizatë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova ka thënë madje se kjo situatë është për të ardhur keq, raporton TASS, transmeton Indeksonline.

“Ky vendim i udhëheqjes amerikane është për të ardhur keq. Vendi që ka marrë pjesë që nga fillimi i UNESCO-s po largohet në një kohë të vështirë në organizatë dhe me këtë lëvizje e përkeqëson situatën për të”, ka thënë ajo.