Rusi: Kandidatë të rremë apo konkurrentë të fortë për president

E publikuar: 20/10/2017 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka shumë pak dyshime rreth asaj se a do të marrë edhe një mandat të katërt presidenti Vladimir Putin, në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2018, megjithëse ai ende nuk ka njoftuar nëse do të kandidojë.

Njoftimi i një gazetareje liberale, vajzës së këshilltarit politik të presidentit Vladimir Putin , Ksenia Sobchak, për kandidaturën e saj këtë javë ka futur disa intriga në garë.

Në dy zgjedhjet e fundit presidenciale të Rusisë janë prezantuar kandidatët që konkurrojnë me platforma liberale, të cilët u akuzuan nga kritikët se po shërbejnë si politikanë të rrejshëm opozitarë të menaxhuar nga Kremlini, për të dëshmuar se kinse ka konkurrencë të vërtetë.

Vëzhguesit politikë dhe figurat opozitare reaguan ndaj deklaratës së Sobchak më 18 tetor, duke sugjeruar se ajo do të ketë rolin e ngjashëm sikurse kandidatura e biznesmenit miliarder, Mikhail Prokhorov në zgjedhjet e vitit 2012 dhe veteranit, Andrei Bogdanov, në vitin 2008.

Një fund shumë injorant“, shkroi gazetari i opozitës, Roman Dobrokhotov, në Twitter.

Ajo nuk do të marrë votën e protestës. Ajo vetëm do të marrë reputacionin e një cirku sikurse Bogdanov“.

Autori i njohur rus, Bogdanov, ishte një nga katër kandidatët e regjistruar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008, garë të cilën e fitoi Dmitry Medvedev, kryeministri aktual i Rusisë, i cili shërbeu me një mandat katërvjeçar si kryeministër në Qeverinë e Putinit.

Fushata e Bogdanovit, që bëri thirrje për një integrim më të madh evropian, u gjykua gjerësisht si maskim i Kremlinit, për të treguar se kandidatët liberalë mund të kandidojnë për presidencë edhe në Rusi.

Edhe kandidati, Mikhail Prokhorov vazhdimisht kishte hedhur poshtë akuzat se kandidatura e tij ishte thjesht një përpjekje për t’i dhënë legjitimitet rizgjedhjes së Putinit.

Njoftimi i Sobchak, në të cilin ajo e kategorizoi veten si “kundër të gjithëve”, u prit me kritika të shumta publike nga udhëheqësit e opozitës të Aleksei Navalny.

Pas thashethemeve për kandidimin e saj të mundshëm presidencial muajin e kaluar, Navalny tha se Sobchak do të ishte një “kandidate liberale karikaturë“.

Në anën tjetër, zyrtarët kanë thënë se Navalny nuk ka të drejtë të kandidojë për shkak të dënimit të tij për krime financiare.

Sobchak është mirëpritur nga grupi politik liberal i Rusisë. Politikani i opozitës Dmitri Gudkov, shkroi se ai është në favor të lejimit “të gjithë kandidatëve” në zgjedhje, përfshirë këtu edhe Navalnyn dhe Yavlinskyn , i cili kërkon të kandidojë si kandidat i partisë liberale.

Ndërkohë, Kremlini po mohon se ka gisht në deklarimin e kandidaturës në garën presidenciale të Sobchak.

I pyetur nëse administrata presidenciale ishte e përfshirë në fushatën e saj, zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov u citua nga agjencia e lajmeve shtetërore TASS të ketë thënë se “kjo nuk është e vërtetë“.

Ksenia nuk e ka koordinuar këtë vendim me Putinin apo administratën presidenciale”, është cituar të ketë thënë Peskov.

Përgatiti: Linda Gjokaj