Rrokulliset vetura në rrugën Gjilan-Prishtinë, tre persona të lënduar

E publikuar: 12/05/2021 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në mëngjes në në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, afër fshatit Llabjan.

Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit.

“Po, ju konfirmoj se ka ndodhë një vet aksident në fshatin Llabjan, ku tre persona janë lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetë. Policia e Kosovës njësitet e trafikut rajonal janë në vendin e ngjarjes duke i hetuar rrethanat e aksidentit”, ka thënë Hashani.

Sipas pamjeve që ka publikuar media lokale Radiostar shihet një veturë ëshë rrukollisur e tërë.