Rritja e pagës mesatare gjatë pandemisë, pasojë e largimeve nga puna

28.11.2020 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rritja e pagës mesatare gjatë pandemisë, pasojë e largimeve nga puna

Gjendja e rëndë ekonomike, e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ka goditur shumë biznese në Maqedoninë e Veriut, duke bërë që mijëra persona t’i humbin vendet e punës. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, rreth 15 mijë persona kanë mbetur pa punë, por jozyrtarisht ky numër arrin në shumë se 40 mijë.

“Vlerësimi ynë është se, si pasojë e krizës, shumë kompani të vogla, mikro, por edhe të mesme, kanë falimentuar. Eksporti shënon rënie të madhe, Bruto Prodhimi Vendor gjithashtu është ulur në minus 12.7 për qind dhe normalisht se e gjithë kjo godet sektorin privat”, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Drilon Iseni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut.

Por, derisa bizneset po përballen me pasoja të rënda, Enti Shtetëror i Statistikave, ka dalë me të dhëna se paga mesatare në shtator të këtij viti është rritur për rreth 2 mijë denarë (32 euro) në krahasim me një vit më parë, apo në 27,405 denarë (445 euro).

Publikimi i këtyre të dhënave ka bërë që disa nga zyrtarët e qeverisë të dalin me vlerësime pozitive për punën e qeverisë, përkatësisht përballjen e saj me sukses me pandeminë në sferën e ekonomisë.

Por, a është e mundur që në kushtet kur prodhimi industrial ulet, apo kur kompanitë mbyllen dhe shumë njerëz humbin punën, paga mesatare të rritet?

Kryetari i Konfederatës së Bizneseve, Mile Boskov, thotë se arsyet e rritjes së pagës mesatare në Maqedoninë e Veriut duhet të kërkohen në rritjen e pagave në sektorin publik. Në fillim të vitit, pagat në arsim u rritën për 10 për qind, ndërsa ato në sektorin e shëndetësisë mes 10 dhe 25 për qind. Me fillimin e zbatimit të marrëveshjes kolektive në kulturë këtë verë, pagat gjithashtu kanë shënuar rritje.

Boshkov thotë se në fillim të vitit ka pasur edhe rritje të pagës minimale në vend nga 12,500 në 14,500 denarë.

“Sindikatat kanë bërë një punë të mirë në sektorin publik. Në shëndetësi, kulturë, arsim, pagat janë rritur seriozisht dhe kjo ka bërë që të ketë një rritje të dukshme të pagës mesatare në vend”, thotë Boshkov.

Por, Drilon Iseni nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut mendon se rritja e pagës mesatare është para së gjithash pasojë e largimeve nga puna.

“Ne vlerësojmë se kjo rritje e pagës mesatare është rezultat i faktit se për shkak të pandemisë diku rreth 40 mijë punëtorë i kanë humbur vendet e punës, kryesisht ata që kanë qenë me pagën minimale dhe rrjedhimisht kjo ka ndikuar që të rritet paga mesatare. Punëtorët në sektorin privat ishin të parët që iu ekspozuan mundësisë për humbjen e vendeve të punës. Kjo mund të shihet edhe në të gjithë sektorët dhe industritë pa marrë parasysh madhësinë e kompanive se a kanë qenë të vogla apo të mesme”, thotë Iseni.

Ai shton se në kohën kur e gjithë ekonomia po përballet me pasoja të rënda, është absurde apo populiste të pretendohet se ka rritje të pagës mesatare.

Me qëllim të përballjes me pasojat e pandemisë, qeveria ka miratuar pakon e katërt e ndihmës financiare në vlerë prej 470 milionë eurosh, mjete këto që do të ndahen për kompanitë private dhe disa kategori tjera të qytetarëve.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rritja e pagës mesatare gjatë pandemisë, pasojë e largimeve nga puna

Rritja e pagës mesatare gjatë pandemisë, pasojë e largimeve nga puna

Rama i uron Ditën e Flamurit ish-presidentit Thaçi

Rama i uron Ditën e Flamurit ish-presidentit Thaçi

Kosova rrezikon të hyjë në krizë kushtetuese për postin e presidentit

Kosova rrezikon të hyjë në krizë kushtetuese për postin e presidentit

Kurti nga Prekazi: Vendi ende nuk ka sovranitet dhe integritet të plotë territorial

Kurti nga Prekazi: Vendi ende nuk ka sovranitet dhe integritet të plotë territorial

Jashari: Është e papranueshme 21 vjet pas luftës Kullat në Prekaz kanë mbetur në mëshirën e fatit

Jashari: Është e papranueshme 21 vjet pas luftës Kullat në Prekaz kanë mbetur në mëshirën e fatit

108 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga pushtimi Osman

108 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë nga pushtimi Osman

Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptar

Hoti: Sot është ditë feste për çdo shqiptar

108 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

108 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Pacolli kërkon shkarkimin dhe dënimin e ministrit Abrashi për përhapje të virusit

Pacolli kërkon shkarkimin dhe dënimin e ministrit Abrashi për përhapje të virusit

Ahmeti: Qeveria nuk duhet të dyfishojë gabimet logjike të masave

Ahmeti: Qeveria nuk duhet të dyfishojë gabimet logjike të masave

OBSH: Të paktën 60 % e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

OBSH: Të paktën 60 % e popullatës duhet të imunizohet që të bllokohet COVID-19

Institucione shkencore të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore kundër Gjykatës Speciale

Institucione shkencore të Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë Veriore kundër Gjykatës Speciale

VV: Bandat e Agim Veliut tentojnë ta ndalojnë fitoren e Shpejtim Bulliqit

VV: Bandat e Agim Veliut tentojnë ta ndalojnë fitoren e Shpejtim Bulliqit

​Zemaj: Patriot sot është ai që bashkohet për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit

​Zemaj: Patriot sot është ai që bashkohet për ta ruajtur shëndetin e njëri-tjetrit

Rreth 60 për qind më pak mërgimtarë nga Zvicra në Kosovë këtë vit

Rreth 60 për qind më pak mërgimtarë nga Zvicra në Kosovë këtë vit

KEDS punon në projekte investive, paralajmërohen ndërprerje të detyrueshme të rrymës

KEDS punon në projekte investive, paralajmërohen ndërprerje të detyrueshme të rrymës