Rritja e pagave, mbi supet e taksapaguesve të varfër

13.06.2018 14:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rritja e pagave, mbi supet e taksapaguesve të varfër

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, nga përfaqësues të punëtorëve dhe ligjërues të politikave sociale, po cilësohet diskriminues, skandaloz dhe abuzim me paranë publike.

Sipas tyre, kjo rritje krijon diferencë të madhe të pagave, jo vetëm në raport ndaj sektorit privat, por edhe përbrenda vet sektorit publik.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës është shprehur kundër vendimit për rritjen e pagave për kabinetin qeveritar, duke rikujtuar Qeverinë se po krijon ndasi të mëdha në paga mes punonjësve.

Avni Ajdini, kryetar i kësaj sindikate tha për Radion Evropa e Lirë, se pagat duhet të rriten si për punonjësit e sektorit publik ashtu edhe atë privat. Ai tha se është shqetësuese diferenca e krijuar mes pagave dhe në këtë mënyrë, punëtorët e sektorëve të tjerë ndihen të diskriminuar.

“Nëse bëhet një seleksionim, atëherë është një degradim dhe nënçmim i pjesës tjetër të punëtorëve, të cilin vendim ne nuk mund ta pranojnë. Por, në tërësi duhet të tërhiqet një paralele e përbashkët dhe pagat të rriten për të gjithë pa e diskriminuar askënd”, thotë Ajdini.

Në anën tjetër, Artan Mustafa kërkues dhe ligjërues i politikave sociale, thotë se këto pagesa dhe privilegjet e zyrtarëve të lartë shtetërorë, po financohen nga buxheti i përgjithshëm.

Kurse rreth 85 për qind e buxhetit të Kosovës, thotë ai, përbëhet prej taksave të konsumit, që i bie se të varfrit kontribuojnë më shumë në buxhetin kombëtar sesa njerëzit që janë në pozitë më të favorshme ekonomike.

Mustafa thotë se në bazë të pasurisë së deklaruar në vitin 2017, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pranon të ardhura mujore rreth 114 herë më të larta sesa vlera e ndihmës sociale. Kurse vetëm paga e kryeministrit është 28 herë më e lartë sesa vlera e asistencës sociale.

“Nëse llogarisim pagën e kryeministrit të Kosovës, do të jetë gjashtë herë më e madhe sesa të ardhurat mesatare mujore të një familjeje në Kosovë. Pra, ky vendim do të rrisë varfërinë dhe pabarazinë në Kosovë nga këndvështrimi relativ”, thotë Mustafa.

Sipas vendimit të marrë në muajin dhjetor, i cili është shfuqizuar të martën, pasi që Gjykata Kushtetuese nuk e cilësoi atë në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi, paga e kryeministrit nga 1,500 euro sa ka qenë, do të rritet në 2,950 euro, kurse e zëvendëskryeministrave nga 1,300 euro, në 2,500 euro.

Paga e një ministri ka qenë rreth 1,200 euro, ndërkaq, sipas këtij vendimi, tani do të jetë 2,000 euro. Kurse, mbi 70 zëvendësministra, të emëruar në Qeverinë Haradinaj, do të pranojnë pagë mujore prej 1,150 euro.

Po ashtu, vendimi është i favorshëm edhe për 600 gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët do të përfitojnë pagën mbi 3000 euro, nga rreth 1500 euro sa e kanë aktualisht.

Në anën tjetër, paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave zyrtare është 525 euro, 371 euro në sektorin privat kurse paga minimale vazhdon të mbetet nga 130 deri 170 euro në muaj.

Mësimdhënësit në universitet marrin pagë mbi 1000 euro në muaj, profesionistet shëndetësore të të gjitha lëmive paguhen me rreth 600 euro në muaj, kurse mësimdhënësit në arsimin fillor dhe të mesëm nga 400 deri në 450 euro.

Pensionistët kontributpagues marrin nga 158 deri 240 euro, asistencat sociale kapin shumën prej 50 deri 150 euro varësisht nga numri i anëtarëve të familjes, kurse pensionet e moshës janë 80 euro në muaj.

Rritja e pagave mujore për zyrtarët shtetërorë, sipas Artan Mustafës, në mënyrë zinxhirore do të diktojë edhe përfitime tjera.

“Kjo rritje i kontribuon vazhdimësisë së privilegjeve, në kuptimin se ata automatikisht marrin më shumë nga kursimet pensionale, garanci përmes sigurimit shëndetësor dhe përfitojnë më shumë nga skema e pushimit të lehonisë. Do të thotë, secili vendim në mënyrë zinxhirore po u shkon këtyre dallimeve burokratike”, thotë Mustafa.

Kosova llogaritet vendi më i varfër në Evropë. Shkalla e papunësisë është 30.5 për qind, kurse rreth 17.6 për qind të popullatës jeton në varfëri të plotë me vetëm 1.82 euro në ditë për një person të rritur, ndërsa 5.2 për qind e popullatës jeton në varfëri ekstreme me 1.30 euro në ditë./REL/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kalaja e Novobërdës vizitohet edhe gjatë vapës së gushtit

Kalaja e Novobërdës vizitohet edhe gjatë vapës së gushtit

Draft-statuti i Asociacionit ende s’është dërguar në Bruksel

Draft-statuti i Asociacionit ende s’është dërguar në Bruksel

Kujdes nga këto ushqime, bllokime masive në disa qarqe të Shqipërisë

Kujdes nga këto ushqime, bllokime masive në disa qarqe të Shqipërisë

Merkel: Ndryshim i kufijve në Ballkan s’mund të ndodhë

Merkel: Ndryshim i kufijve në Ballkan s’mund të ndodhë

Gjuha shqipe ende nuk gjen përdorim në institucionet maqedonase

Gjuha shqipe ende nuk gjen përdorim në institucionet maqedonase

Thaçi kërkon bashkëpunim me partitë politike për bashkimin e Luginës me Kosovën

Thaçi kërkon bashkëpunim me partitë politike për bashkimin e Luginës me Kosovën

Policia i ka ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar siguri në ndeshjen Prishtina-Drita

Policia i ka ndërmarrë të gjitha masat për të ofruar siguri në ndeshjen Prishtina-Drita

E ka në duar kuletën e shtetit, por ministri Hamza ha në qebaptore

E ka në duar kuletën e shtetit, por ministri Hamza ha në qebaptore

AKP transferon 44 milionë euro në buxhetin e Kosovës

AKP transferon 44 milionë euro në buxhetin e Kosovës

Në Burim të Malishevës nis realizimi i dy projekteve

Në Burim të Malishevës nis realizimi i dy projekteve

Rada Trajkoviq kërkon shtyrje të zgjidhjes për Kosovën

Rada Trajkoviq kërkon shtyrje të zgjidhjes për Kosovën

Fillon punën zyra për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës

Fillon punën zyra për ankesa dhe kërkesa të pasagjerëve në Aeroportin e Prishtinës

Edhe Memli Krasniqi kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve

Edhe Memli Krasniqi kundër idesë së Thaçit për korrigjimin e kufijve

Godet një këmbësor në Gjakovë, policia në kërkim të vozitësit

Godet një këmbësor në Gjakovë, policia në kërkim të vozitësit

Kosova pret thirrjen nga Brukseli për diskutimin e draftit të Asociacionit

Kosova pret thirrjen nga Brukseli për diskutimin e draftit të Asociacionit

Kur do të mbahet testi i dytë i maturës dhe sa nxënës do t’i nënshtrohen

Kur do të mbahet testi i dytë i maturës dhe sa nxënës do t’i nënshtrohen