Rritet bilanci i viktimave nga zjarret në Kaliforni, 31 të vdekur e qindra të humbur

E publikuar: 13/10/2017 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga zjarret masive të rëna në Kaliforni numri i viktimave vijon të rritet.

Deri tani raportohen 31 të konfirmuar si të vdekur.

Sipas autoriteteve kushtet mund të përkeqësohen pasi ka ende qindra të zhdukur.

Të paktën 22 vatra zjarri kanë shkrumbuar rajonin e famshëm Kalifornisë veriore.

Rreth 8.000 zjarrfikës po punojnë për të shuar tashmë zjarret që kanë shkatërruar më shumë se 3.500 ndërtesa dhe shtëpi, si dhe 68.800 hektarë tokë. Situata ka detyruar zhvendosjen e rreth 25.000 personave.

Është ende e paqartë arsyeja përse këto zjarre filluan të digjeshin fundjavën e kaluar, por zyrtarët thonë se linjat energjetike të fryra nga erërat e forta mund të jenë shkaku. /f.ç/