Rrëzohet një aeroplan në Francë – 147 të vdekur (Video)

E publikuar: 24/03/2015 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Airbusi 320 i cili po fluturonte nga  Barcelona në Dusseldorf është rrëzuar në jug të Francës raporton Reuters. Aeroplani po mbante 142 pasagjerë dhe disa anëtarë të ekuipazhit dhe të gjithë mendohet se kanë vdekur. Ai është rrëzuar në alpet franceze, transmeton zeri.info.

Ai është gjetur pranë një fshati në Francë derisa nuk dihet ende për të mbijetuar.

Presidenti francez, Francois Hollande e ka konfirmuar lajmin për rrëzimin e aeroplanit duke thënë se “nuk ka të mbijetuar”. Hollande ka shtuar se aeroplani u rrëzua afër fshatit Digne në alpet Franceze dhe ka shprehur solidaritetin e tij me familjet e viktimave, transmeton Zeri.info.

Aeroplani kishte deklaruar situatën emergjente në ora 10:47 me orën lokale ndërsa vetëm pas pak minutave ishte përplasur me tokën.

Ndërkohë që është kryeministri francez, Manuel Valls ka thënë se me aq sa dinë 142 deri në 150 persona kanë qenë në aeroplan. “Shkaku për momentin mbtetet i panjohur”, ka thënë ai. /Zeri/