Rreth 5 milionë euro dëme nga breshëri në Rahovec

04.07.2018 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rreth 5 milionë euro dëme nga breshëri në Rahovec

Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga breshëri dhe reshjet e shiut në Komunën e Rahovecit ka publikuar sot raportin e vlerësimeve të dëmeve në toka bujqësore.
Sipas vlerësimeve të këtij Komisioni, shiu dhe breshëri ka dëmtuar 1 mijë e 424 hektarë tokë bujqësore në vlerë prej mbi 4 milionë e 800 mijë euro.

Dëmet janë regjistruar në sektorët perimekulturë, lavërtari, vreshtari dhe pemëtari.

Sipas vlerësimit të Komisionit, sipërfaqet e tokave bujqësore të atakuara nga breshëri janë mbi 2280 hektarë dhe ka përfshirë këto zona: Sapniq, Potoqan i Ulët, Bellacërkë, Xërxë, Gexhë, një pjesë e Radostës, Bërnjak, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël dhe Brestoc.

Sipas raportit, dëmet më të mëdha nga breshëri janë shkaktuar në zonat kadastrale, si Sopniqi, Potoqan i Ulët dhe Gexhë, atë të Bellacerkës dhe Bërnjakës, duke u shpërndarë përreth me një shkallë më të ulët, përqindja e dëmit të shkaktuar në këto zona ka qenë deri në 100% në disa kultura bujqësore.

Përveç dëmeve nga breshëri, reshjet e shiut të cilat kanë vazhduar për disa ditë me radhë kanë ndikuar që përrenjtë e fshatrave të dalin nga shtrati i tyre dhe si rezultat i kësaj janë përmbytur shumë toka bujqësore.

Pasi që Komuna e Rahovecit njihet për kultivimin e rrushit, në këtë raport bëhet e ditur se vlera e dëmeve që i është shkaktuar vreshtarisë është mbi 1 milion euro. Në sektorin e lavërtarisë ndër dëmet më të mëdha janë krijuar në dy kulturat kryesore në grurë dhe misër.

Drejtori i Bujqësisë në Rahovec, Berat Duraku ka bërë të ditur për KALLXO.com, se të njëjtin raport të vlerësimit ia kanë dhënë sot edhe kryeministrit Ramush Haradinaj gjatë vizitës që bëri sot në këtë komunë.

Ndërkohë, Haradinaj u premtoi fermerëve të Rahovecit se do t`i përshpejtojë dhënien e subvencioneve për fermerët, të cilët janë dëmtuar së fundmi nga breshëri.

“Bujqit dhe vreshtarët e fshatrave të goditura nga breshëri i sigurova se nuk do të lihen të vetëm në përballimin e kostos së këtyre dëmeve”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ministri Lekaj: Investimet në infrastrukturën e QKUK-së të domosdoshme

Ministri Lekaj: Investimet në infrastrukturën e QKUK-së të domosdoshme

22 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë

22 të arrestuar për prostitucion në Prishtinë dhe Gjakovë

Matoshi në Pejë, ndan 3.8 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza

Matoshi në Pejë, ndan 3.8 milionë euro për impiantin e ujërave të zeza

Delawie për listat e fryra të veteranëve: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri në Kosovë

Delawie për listat e fryra të veteranëve: Kur do të ndalen politikanët së ndërhyri në Kosovë

Shkumë e sapun: përplasen Glauk Konjufca e Milaim Zeka

Shkumë e sapun: përplasen Glauk Konjufca e Milaim Zeka

Lipjan: Fillon ndërtimi i tregut të gjelbër

Lipjan: Fillon ndërtimi i tregut të gjelbër

Kuvendi voton projektligjin për IPA-në 2017

Kuvendi voton projektligjin për IPA-në 2017

Lluka: Ligji për Investimet Strategjike garanton investimet e huaja

Lluka: Ligji për Investimet Strategjike garanton investimet e huaja

Roberston: Referendumi është historik, nuk ka alternativë

Roberston: Referendumi është historik, nuk ka alternativë

Tahiri kërkon përkrahjen e deputetëve gjermanë për liberalizimin e vizave

Tahiri kërkon përkrahjen e deputetëve gjermanë për liberalizimin e vizave

Krasniqi: Lojë e ulët nga opozita, tash e kuptuan rëndësinë e marrëveshjeve

Krasniqi: Lojë e ulët nga opozita, tash e kuptuan rëndësinë e marrëveshjeve

Sa duhet të presin Mogherini dhe Thaçi për takim me Vuçiqin

Sa duhet të presin Mogherini dhe Thaçi për takim me Vuçiqin

Konjufca: Duam të nxjerrim një rezolutë që e sqaron paprekshmërinë e territorit

Konjufca: Duam të nxjerrim një rezolutë që e sqaron paprekshmërinë e territorit

Hoxhaj takon Apostolovan, diskutojnë vizitën e grupit punues për Ballkanin Perëndimor në Kosovë

Hoxhaj takon Apostolovan, diskutojnë vizitën e grupit punues për Ballkanin Perëndimor në Kosovë

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit

Labinot Tahiri kërkon që Shqipëria të përfshihet në dialogun me Serbinë

Labinot Tahiri kërkon që Shqipëria të përfshihet në dialogun me Serbinë