Rregulla për Messin që duhet ta ndjekë çdo lojtar i Barcelonës

E publikuar: 10/06/2020 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lojtarët e Barcelonës e kanë të ndaluar të bëjnë ndërhyrje të ashpra ndaj Lionel Messit gjatë ndeshjeve mes lojtarëve në seanca stërvitore, në mënyrë të mos e lëndojnë argjentinasin. Këtë e kishte zbuluar lojtari i huazuar në Schalke, Jean-Clair Todibo.

Lionel Messi mbetet lojtari dhe lideri me më së shumti ndikim në skuadrën e Barcelonës, duke qenë vendimtar në ndeshjen e katalonasve përkundër që po i afrohet ditëlindjes së 33-të, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ai i pati disa probleme me lëndime në fillim të këtij sezoni 2019/20 dhe sërish këtë muaj, kur rinisin seancat stërvitore në përgatitje për rinisjen e La Ligës këtë javë.

Përkundër lëndimeve, kapiteni argjentinas e ka luajtur një rol vendimtar në tentimet e Barcelonës për të siguruar sa më shumë trofe këtë sezon, me 19 golat të shënuara, përkundër që s’luajti deri në gjysmë të shtatorit.

Todibo – i cili është huazuar në Schalke për pjesën e mbetur të këtij sezoni – thotë se skuadra e Barcelonës ndërmerr hapa për t’iu shmangur dëmtimeve të Messit në stërvitje, duke e pasur parasysh rëndësinë që ai e ka për katalonasit.

“Të gjithë e dinim se atë s’mund ta lëndonim. Kundër Messit mbronim me shumë kujdes gjatë stërvitjeve”, kishte thënë Todibo në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjermane, Bild.

“Kam mësuar shumë nga Messi dhe gjithashtu ia kam vjedhur disa herë topin gjatë seancave stërvitore. Por, kundër Messit nuk e jep maksimumin, askush s’dëshiron ta lëndojë atë”.

Todibo nuk arriti të lë gjurmë në Camp Nou pas transferimit të tij nga Toulouse dhe Schalke e ka opsionin për të blerë atë në fund të fazës së huazimit, këtë verë, për 25 milionë euro. /Gazeta Express/