Ronaldo: Festoj me fanellë zhveshur sepse e dashura më thotë se jam ‘hot’

E publikuar: 24/05/2018 13:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Cristiano Ronaldo ka zbuluar arsyen e festës së golave të tij me fanellën e zhveshur.

Ylli portugez është kthyer në një makineri golash që nga transferimi i tij në vitin 2009 nga Manchester Unitedi tek Real Madridi.

33-vjeçari ka shënuar plot 450 gola në vetëm 437 për Real Madridin dhe ka një statistikë të frikshme me më shumë se një gol për paraqitje.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë njihet edhe për festat e çmendura të golave të tij edhe nëse ato vijnë nga pika e bardhë.

Në një intervistë dhënë mediumit El Chiringuito de Jugones, Ronaldo ka shpjeguar pse zhvesh fanellën dhe çfarë thotë teksa feston.

Ronaldo feston pa fanellë ‘hatri’ i të dashurës (Getty Images)

“E dashura ime [Georgina Rodriguez] më thotë se jam mashkull i nxehtë”, ka thënë Ronaldo për El Chiringuito de Jugones kur u pyet përse zhvesh fanellën gjatë festimit.

Festa e Ronaldos me stilin ‘Siiii’ (Getty Images)

Festimi i tij duke thënë “Siiii” tani është përsëritur nga të rinjtë në mbarë botën, me Ronaldon që shpesh zgjedh ta thotë atë dhe ta shoqërojë kërcimin e tij me rrotullim.

“Njerëzit ende nuk e dinë si ta thonë atë. Nuk është Suuuu. Është Si”, përfundoi ylli portugez. /Telegrafi/