Ronaldinho: Luaj edhe një vit dhe i dedikohem muzikës

E publikuar: 08/09/2016 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi i mrekulloi për më shumë 15 vjet tifozët e futbollit me klasin e tij, Ronaldinho ka vendosur të thotë mjaft, por jo menjëherë. Braziliani ka deklaruar se do të luajë edhe një vit për ta mbyllur karrierën si futbollist, pasi do t’i dedikohet pasionit tjetër, muzikës.

“Tani jam i vjetër, me 36 vite mbi supe, dhe por kërkroj të kuptoj se si duhet ta mbyll karrierën time. Kam shumë projekte që lidhen me futbollin dhe me muzikën.”

Për 12 muajt e ardhshëm, Ronaldinho duhet të gjejë skuadrën e përshtatshme për ta mbyllur në mënyrën e duhur karrierën si futbollist. Pasi u largua nga Fluminense, ish-futbollisti i PSG, Milanit, Flamengos, Gremios, Atletico Mineiros dhe Qeretaros, prej muajsh është pa një klub.

Për momentin ende nuk e ka të qartë se cili do të jetë stacioni i fundit i karrierës së tij, por sigurisht para se të varë këpucët në gozhdë nuk do ta ketë shumë të vështirë për të gjetur një skuadër të përshtatshme që do t’i japë mundësi të sfilojë për herë të fundit si një “superstar”. Më pas e presin projektet ambicioze në muzike. Yll në futboll por edhe në skenë, Ronaldonho mbetet unik në llojin e tij.