Roma, Spalletti kusht: O Totti, o unë

E publikuar: 22/02/2016 09:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çarja mes kapitenit legjendar të Romës, Francesco Totti, dhe

trajnerit Luciano Spalletti është përfundimtare. Gazetta La Repubblica ka mësuar se trajneri u ka vendosur kusht drejtuesve të lartë të klubit: “Ose të ikë Totti, ose do iki unë”. Klubi nuk dëshiron t’i rinovojë më kontratën kapitenit 39-vjeçar, i cili u përzu nga grumbullimi i skuadrës në prag të ndeshjes me Palermon, fituar 5-0. Totti ishte i pranishëm në tribunën e Olimpicos, ku u përshëndet nga tifozët, të cilët fishkëllyen emrin e trajnerit sapo u dëgjua nga qendra e zërit. Për kampionin e botës më 2006 kanë ardhur menjëherë oferta nga SHBA dhe Kina, por ai do të takohet fillimisht me presidentin James Pallotta.

Çështja është mjaft e komplikuar, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për Tottin. Nëse Spalletti humbet kontrollin mbi lojtarët, të cilët mund t’i kthehen kundër, ai mund të japë dorëheqjen.