Roma është duke pritur ofertat për Alissonin

E publikuar: 17/07/2018 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma ende nuk ka pranuar ndonjë ofertë zyrtare për Alisson Becker.

Pavarësisht se për brazilianin kanë shprehur interesim Chelsea dhe Liverpooli, dy skuadrat angleze ende nuk janë treguar konkrete.

Drejtori sportiv i Monchi vazhdon të insistojë se ende nuk ka ardhur asnjë ofertë, por nëse vjen ata do ta shqyrtojnë.

Alisson Becker gjatë derbit mes Milanit dhe Romës në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Sipas Il Tempo, Reds janë favorit para Bluve, por në garë edhe Real Madridi.

Duke parë interesimin e shumë klubeve, çmimi i Alsisson besohet se është rreth 70 milionë euro.

25-vjeçari ka qenë një nga më të mirë në Serie A në sezonin e fundit.

Me pritet e tij ai ka qenë vendimtar që Roma të përfundojë në vendin e tretë që dërgon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/