Roma e siguron Ziyechin, tani pret të pranohet oferta nga Ajaxi

E publikuar: 17/05/2018 16:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Roma duket se do të jetë tejet aktive në tregun e transferimeve të verës.

Skuadra italiane që këtë edicion arriti deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve po dëshiron ta ndërtojë një skuadër konkurruese për vitin tjetër.

Objektivi kryesor i Giallorosëve për mesfushën është mesfushori maroken Hakim Ziyech.

Kryeqytetasit italian po duan transferimine lojtarit para fillimit të Kampionatit Botëror.

Roma ka arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe agjentin e tij i cili ishte i pranishëm në Olimpico në ndeshjen me Juventusin.

Hakim Ziyech (Photo: Getty Images)

Sipas mediave italiane Ziyech ka pranuar të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me Romën me rreth 3,5 milionë euro pagë vjetore.

Por tani gjithçka mbetet në dorë të Ajaxit nëse klubi holandez do ta pranojë ofertë prej 30 milionë eurove.

Ziyech ka pasur një stinor të jashtëzakonshëm ku ka shënuar nëntë gola në kampionatin holandez dhe ka bërë 17 asistime.

Në garë për 25-vjeçarin mbetet edhe Milan, Everton dhe Tottenham Hotspur. /Telegrafi/