Numërohen 100 për qind të votave, Gani Dreshaj 50.1

E publikuar: 17/12/2017 21:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i ka treguar rezultatet preliminare për komunën e Istogut.

“50.1 përqind i ka fituar Gani Dreshaj, ndërsa Haki Rugova 49.9 përqind”.

Daka ka bërë me dije se votat me kusht dhe ato me postë do të numërohen pasi në KQZ të shkojë materiali i ndjeshëm.