Rivaliteti në Serie A mes Juventus dhe Inter

E publikuar: 01/11/2019 02:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk mungojnë polemikat për gjykimin dhe VAR-in

Rivaliteti për kreun në Serie A është një sfidë mes Juventus dhe Inter. Kampionët në fuqi u kthyen në vendin e parë, por vetëm me 1 pikë më shumë se zikaltërit pas fitores së vuajtur 2 – 1 me Genona në Torino.

Juve shpëtoi vetëm me penalltinë e Cristiano Ronaldo në kohën shtesë, pasi deri në atë moment e pati të vështirë të realizonte edhe kur kundërshtarët ishin me një lojtar më pak.

Ende nuk po jep sinjale Napoli që la sërish pikë, kësaj here përballë Atalanta. Ndeshja në San Paolo u mbyll në barazim 2 – 2, por presidenti i napolitanëve, Aurelio De Laurentis, u nervozua me rastin kur Llorente u rrëzua në zonë nga Kjaer, por arbitri nuk dha penallti dhe më pas bergamaskët shënuan golin e barazimit.

“Shikoje nëse është penallti, pasi sistemi VAR është aty, përdore për respektin e këtyre tifozëve”.

Në zonën Champions për momentin përveç Juventus e Inter, janë edhe Atalanta e Roma.