“Riorganizimi” largon nga pozitat dhjetë hetues të krimeve ekonomike

E publikuar: 05/01/2019 08:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Viti 2019 e ka gjetur krejt ndryshe një nga drejtoritë kryesore të Policisë së Kosovës. Dhjetë hetuesve të Krimeve Ekonomike nga një janari u janë ndërruar pozitat, shkruan sot Koha Ditore.

Disa nga hetuesit e transferuar kanë qenë të punësuar në Drejtorinë Qendrore të Krimeve Ekonomike. Kjo drejtori merret me hetimet e nivelit më të lartë, kryesisht të veprave që lidhen me korrupsion.

Zyra e dytë më e madhe dhe më e rëndësishme e hetimeve të Krimeve Ekonomike është ajo e hetimeve Regjionale të Prishtinës. Nga kjo drejtori janë transferuar pesë zyrtarë.

Të dhjetë zyrtarët që deri tash kanë qenë në Krime Ekonomike janë transferuar në pozita krejt të tjera që nuk lidhen me hetime për korrupsion, por që më shumë u takojnë hetimeve të stacioneve policore dhe pjesës operative.