Rikthimi i regjimit të vizave, Evropës do t’i kushtojë 120 miliardë euro

E publikuar: 03/02/2016 11:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

thimi i përhershëm i kontrolleve kufitare në Evropë do t’i kushtonte vendeve të Schengenit rreth 110 miliardë euro për dekadën e ardhshme, ka thënë organizata zyrtare think-tank e qeverisë së Francës.

Marrëveshja e Schengenit është qendra e integrimit evropian. Por, nën presion të votuesve të alarmuar nga fluksi i paparë i migrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, disa qeveri tashmë kanë rikthyer kontrollet e përkohshme në kufijtë e tyre me shtetet mike të Bashkimit Evropian, raporton Reuters.

Një studim i “France Strategie”, një think-tank i lidhur direkt me zyrën e kryeministrit francez, ka thënë se rënia e turizmit ndërkufitar dhe rënia në tregti e sjellë nga “shkatërrimi” i zonës së lëvizjes pa viza do t’i kushtonte Evropës 0.8 për qind në të hyra ekonomike për 10 vjetët e ardhshme, transmeton Koha.net.

Vetëm për Francën, kostoja do të ishte nga një në dy miliardë euro në një periudhë afatshkurtër dhe 10 miliardë euro për 10 vjetët e ardhshme, e barabartë me 0.5 për qind të bruto produktit të brendshëm (GDP), kanë thënë autorët.

Gjysma e kostos do të shkaktohej si pasojë e rënies së vizitave turistike, 38 për qind për shkak të ndikimit që mund të ketë tek punëtorët ndërkufitarë dhe 12 për qind për shkak të kostove shtesë të transportit.