Rezolutë për hetim ndërkombëtar të vrasjes së Nemtsovit

13.03.2015 11:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtarët e Parlamentit Evropian kanë kërkuar hetime të pavarura ndërkombëtare për vrasjen e politikanit opozitar rus, Boris Nemtsov.

Në rezolutën me tone të ashpra kritike, të miratuar të enjten vonë, ligjvënësit evropianë kanë vlerësuar se vrasja e Nemtsovit ishte “vrasja më indikative politike në historinë aktuale të Rusisë” dhe kanë tërhequr vërejtjen se propaganda e Kremlinit po e shndërron Rusinë në “shtet të represionit, shprehjes së urrejtjes dhe frikës”.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, e ka hedhur poshtë këtë rezolutë, duke sugjeruar se hetimi rus është i mjaftueshëm, raportoi AP.

“Këtu është Rusi dhe ne do të vazhdojmë hetimin, që po udhëhiqet nga organet dhe shërbimet speciale dhe ato për zbatimin e ligjit, që janë të parapara me legjislacionin rus”, tha Peskov.

Kjo rezolutë u miratua, derisa anëtari i Këshillit për të drejtat e njeriut i Kremlinit, Andrei Babushkin, është marrë në pyetje nga hetuesit rusë, pasi e kishte vizituar personin, Zaur Dadayev, dhe dy të tjerë, të akuzuar për vrasjen e Boris Nemtsovit, në burgun Lefortovo në Moskë.

Babushkin, pas vizitës së tij më 11 mars, tha se kishte shenja se Dadayev ishte torturuar për ta pranuar fajësinë dhe se ai i kishte parë “disa plagë” në trupin e Dadayevit.

Babushkin, po ashtu, tha se oficerët e Komitetit Hetus të Rusisë i kanë thënë se ai ndoshta më nuk do të mund t’i vizitoj të dyshuarit në këtë rast, pasi ai është dëshmitar.

Yeva Merkachyova, reportere e gazetës ruse, Moskovsky Komsomolets (MK), e cila i ka vizituar të dyshuarit, së bashku me Babushkinin, po ashtu është marrë në pyetje si dëshmitare.

Gazeta dhe Merkachyova e kanë nënshkruar një përkushtim për të mos zbuluar informacione për këtë rast, por gazetares nuk i është thënë se asaj nuk do t’i ndalohet vizita e të dyshuarve.

Më 11 mars, gazeta MK e ka publikuar një raport të bazuar në vizitën e gazetares Merkachyova, në të cilin citohet Dadayev, që ka thënë se ai e kishte pranuar fajësinë, pasi i ishte thënë se një person, që ishte arrestuar së bashku me të, do të lirohej nëse ai e pranon fajësinë.

Dadayev kishte sugjeruar se ishte frikësuar se nëse nuk e pranon fajësinë, atëherë ai person do të mund të vritej.

Në raport është cituar edhe një person tjetër i dyshuar që ka thënë se ishte “torturuar”.

Dadayev, ish-polic në rajonin e trazuar në Çeçeni, është njëri nga pesë të akuzuarit e arrestuar, për vrasjen e Boris Nemtsovit, kritik i zëshëm i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Vrasja është bërë më 27 shkurt, afër selisë së presidencës së Rusisë.

Në një dëgjim në një gjykatë në Moskë më 8 mars, një gjyqtare tha se Dadayev e kishte pranuar fajësinë për vrasjen e Nemtsovit para hetuesve, por ai nuk e kishte pranuar fajësinë në gjykatë.

Komiteti Hetues i Rusisë më 11 mars ka njoftuar se Babushkin dhe Merkachyova e kanë shkelur ligjin duke zbuluar detaje për takimet e tyre me të dyshuarit dhe mund të ballafaqohen me ndjekje ligjore.

Boris Nemtsov, 55 vjeçar, është qëlluar me katër plumba në shpinë, derisa shetiste me dashnoren e tij nga Ukraina, përgjatë një ure, afër Sheshit të Kuq në Moskë, pak para mesnatës.

I ndjeri Nemtsov është politikani më i njohur në Rusi, që është vrarë prej viteve të 90-ta. Ai i ka udhëhequr protestat, ka publikuar raporte me të cilët janë paraqitur dyshime për korrupsion në mesin e aleatëve të presidentit Putin, dhe zëshëm e ka kundërshtuar mbështetjen e Moskës për separatistët në Ukrainë.

Në këtë konflikt ndërmjet separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës, prej muajit prill të vitit të kaluar, janë vrarë më se 6 mijë njerëz.

Vrasja e Nemtsovit paraqet rrezik për rusët, që e sfidojnë qeverinë dhe ajo ka shkaktuar thirrje nga perëndimi për hetime gjithëpërfshirëse. Kolegët e Nemtsovit të ndjerë kanë shqetësime se një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasi ato mund të çojnë deri afër Kremlinit.

Zhanna Nemtsova, vajza më e madhe e Boris Nemtsovit, më 12 mars i tha BBC-së se Putini është për tu fajësuar “politikisht” për vrasjen e babait të saj.

Duke folur nga Italia, Nemtsova, 30 vjeçare, tha se babai i saj ishte “kritik i Putinit, ai luftoi me Putinin, e me askend tjetër”.

“Pas vdekjes së tij, opozitës i është prerë koka dhe çdokush është i frikësuar”, tha Zhanna Nemtsova./rel/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Aksident tragjik në Itali, vdes një 19 vjeçar shqiptar

Aksident tragjik në Itali, vdes një 19 vjeçar shqiptar

Parti e re në Turqi? Erdoganit i ikin miqtë

Parti e re në Turqi? Erdoganit i ikin miqtë

Krokodilët e hanë për së gjalli vajzën dyvjeçare në Kamboxhia

Krokodilët e hanë për së gjalli vajzën dyvjeçare në Kamboxhia

Sekuestrohen 1.6 ton drogë në Greqi, kishte destinacion Kinën

Sekuestrohen 1.6 ton drogë në Greqi, kishte destinacion Kinën

SHBA-ja u bën thirrje aleatëve të NATO-s të dënojnë publikisht Iranin

SHBA-ja u bën thirrje aleatëve të NATO-s të dënojnë publikisht Iranin

Akuza të reja kundër Donald Trump për sulm seksual

Akuza të reja kundër Donald Trump për sulm seksual

Erdogan thotë se e ka jaran Trumpin, prandaj nuk pret sanksione amerikane

Erdogan thotë se e ka jaran Trumpin, prandaj nuk pret sanksione amerikane

17 gjeneralë të ushtrisë turke dënohen me burgim të përjetshëm

17 gjeneralë të ushtrisë turke dënohen me burgim të përjetshëm

Amnistia për krimet e luftës do ta zhbënte Gjykatën Speciale

Amnistia për krimet e luftës do ta zhbënte Gjykatën Speciale

Numri i arsenalit bërthamor shënon rënie në botë

Numri i arsenalit bërthamor shënon rënie në botë

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Pjesëmarrje historike për PE-në, ekstremistët ngjiten të udhëhequr nga Le Pen

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve evropiane

Merkel pas skandalit austriak, kërkon nga evropaianët të mos e votojë ekstremin e djathtë

Merkel pas skandalit austriak, kërkon nga evropaianët të mos e votojë ekstremin e djathtë

Austri, Kurz çon vendin në zgjedhje të parakohshme

Austri, Kurz çon vendin në zgjedhje të parakohshme

SHBA-të tërheqin stafin joemergjent nga Iraku

SHBA-të tërheqin stafin joemergjent nga Iraku

Amnesty International: Nicolas Maduro ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë krizës në Venezuelë

Amnesty International: Nicolas Maduro ka kryer krime kundër njerëzimit gjatë krizës në Venezuelë