Rezoluta për arrestimin e aktivistëve të VV-së nuk merr votat e mjaftueshme

E publikuar: 31/03/2017 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar Propozim-rezolutën në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo pikë nuk kaloi pasi nuk mori votat e mjaftueshme, njofton Klan Kosova.

Por kjo nuk është hera e parë që nuk është votuar, pasi kjo pikë është duke kaluar nga seanca në seancë që disa herë me radhë.