Renditja e re e FIFA-s, Kosova dhe Shqipëria ngritën për nga një pozitë

E publikuar: 15/03/2018 12:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FIFA ka publikuar listën e re të plasmanit të kombëtareve evropiane dhe botërore.

Shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA, ka përpiluar listën e re për renditjen e kombëtareve.

Në këtë listë gjendet edhe Përfaqësuesja e Kosovës dhe Kombëtarja e Shqipërisë.

Sikurse Kosova, ashtu edhe Shqipëria kanë pësuar ngritje në renditjen e re të FIFA-s.

Kosova

Të dyja janë ngritur për nga një pozitë në renditjen e përgjithshme të kombëtareve.

Kosova gjendet në pozitën e 177-të, ndërsa tani është një pozitë më të lartë atë të 176-të.

Kombëtarja shqiptare

Shqipëria gjendej në pozitën e 69-të, ndërsa tani në ka fituar një pozitë dhe është në atë të 68-të.

Lista e top 10 nuk ka ndryshuar edhe aq, pasi ende Gjermani gjendet e para, ndërsa pas saj renditen, Brazili, Portugalia, Argjentina dhe Belgjika. /Telegrafi/

Renditja e top 10: