Renditja e FIFA-s, Shqipëria mbetet e 45-ta

E publikuar: 05/05/2016 17:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shqipëria mbetet në vendin e 45 në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin maj. “Kuqezinjtë” rrëshqitën në muajin prill për shkak të humbjes me Austrinë dhe fitores ndaj modestëve të Luksemburgut në mars.

Në të vërtetë, klasifikimi i këtij muaji nuk ka ndryshuar shumë për shkak se kombëtaret nuk kanë pasur asnjë angazhim, madje as miqësore të cilat mund të sillnin ndonjë ndryshim.

Zvicra mbetet kombëtarja me pozicionin më të mirë në këtë renditje e që është edhe rivale e Shqipërisë në Grupin A të finaleve të Europianit. “Helvetikët” renditen në të 14-n.

Rumania renditet në vendin e 19, ndërsa Franca është “Top 20”-shes, duke u klasifikuar si e 21-ta.

Rekordi historik i Shqipërisë në renditjen e përgjithshme të FIFA-s, është shënuar në gusht të 2015-s, me vendin e 22-të.