Reali rivalizon Liverpoolin, gati ofertën për Alissonin

E publikuar: 21/03/2018 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alisson Becker që nga janari është një nga emrat më të përfolur në tregun e transferimeve.

Portieri i Romës është një nga lojtarët më të kërkuar nga Jurgen Klopp për sezonin e ri.

Por, sipas Mundo Deportivos, Real Madridi ka bërë gati një ofertë prej 60 milionë eurosh për klubin italian.

Alisson Becker dhe Federico Fazio duke festuar fitoren ndaj Shakhtar Donetskit (Foto: Getty Images)

Ndërsa lojtarit i kanë ofruar kontratë pesë vjeçare dhe një pagë prej pesë milionë eurosh në sezon.

Reali nuk është edhe shumë i kënaqur me Keylor Navas, por nuk dihet nëse 30-vjeçari do të largohet apo jo në fund të sezonit.

Becker kaloi te Roma në vitin 2016 nga skuadra braziliane, Internacional.

Shifrat e kalimit atëherë ishin raportuar se silleshin rreth 7.5 milionë euro, pra një lëvizje e mençur në treg nga skuadra italiane. /Telegrafi/