Reali hedh poshtë thashethemet se është pajtuar të paguajë 272 milionë euro për Mbappe

E publikuar: 04/07/2018 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi i ka mohuar thashethemet se kanë arritur marrëveshje rekorde prej 272 milionë eurosh me Paris Saint-Germainin për transferimin e Kylian Mbappe.

Anësori francez iu bashkua kampionit të Ligue 1 në verën e kaluar në formë huazimi me oblgim blerjeje që do të zyrtarizohet këtë verë, ndërsa ai do të bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë në histori pas Neymar.

Kylian Mbappe (Foto: Getty Images)

Ndërkohë, 19-vjeçari është lidhur me Los Blancos dhe është raportuar se ai do ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, i cili pritet t’i bashkohet Juventusit.

Mirëpo, klubi spanjoll ka mohuar të ketë arritur një marrëveshje të majme me PSG.

“Informacionet e publikuara para disa orësh, sipas të cilave, ekziston një marrëveshje ndërmjet Real Madridit dhe PSG-së për lojtarin Kylian Mbappe, janë krejtësisht të rrejshme”.

“Real Madridi nuk i ka bërë ofertë PSG-së apo lojtarit dhe ndjen keqardhje për shpërndarjen e lajmeve të këtij lloji që nuk është në përputhje palët”, thuhet në reagimin e Real Madridit.

Neymar dhe Mbappe, dy shënjestrat e Realit (Foto: Getty Images)

Reali e ka monitoruar Mbappen që nga koha kur ishte te Monaco, ndërsa transferimi në Santiago Bernabeu është i mundshëm kur kihet parasysh se UEFA i ka rinisur hetimet ndaj PSG-së në lidhje me thyerjen e rregullave financiare.

Edhe bashkëlojtari i tij, Neymar, është njëri prej lojtarëve që monitorohen nga Madridi, ndërsa është spekuluar se kampioni evropian mund të shpenzojë 310 milionë euro për brazilianin. /Telegrafi/