Real Madridi thotë se i ka tetë lojtarë të nominuar për ‘Topin e Artë’, por si po luajnë ata këtë sezon

E publikuar: 30/10/2018 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Julen Lopetegui nuk është më trajner i Real Madridit duke u larguar për më pak se katër muaj.

Klubi në njërin nga argumentet në komunikatën e shkarkimit e ka cekur se në skuadër kanë tetë lojtarë të nominuar për ‘Topin e Artë’.

Isco, Marcelo dhe Thibaut Courtois janë të vetmit kandidatë të Los Blancos, të cilët kanë treguar cilësi deri më tani.

Sergio Ramos

Gabimi i tij në Camp Nou është një shembull i formës së tij të dobët, pasi humbjes së topit erdhi goli i katërt i Barcelonës.

Ai është vetëkritik dhe e pranoi gabimin.

Karim Benzema

Ai e nisi mirë duke shënuar një gol në Superkupën e Evropës dhe katër në tri ndeshjet e para të LaLiga Santander.

Që atëherë, gati dy muaj, ai ka shënuar vetëm një gol në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Viktoria Plzen .

Gareth Bale

Pas largimit të Cristiano Ronaldos, uellsi pritej që ishte udhëheqës i ekipit, por deri më tani i ka ndodhur e njëjta si Benzemas.

Sezoni filloi mirë, ku shënoi në tre ndeshjet e tij të para, por pastaj pati rënie.

Marcelo

Ai sulmon më mirë se sa mbron, dhe Marcelo ka shënuar tashmë tre gola për Real Madridin në edicionin 2018/19.

Kontributi për ekipin në ndeshjet e fundit, është penguar nga gabimet mbrojtëse.

Një nga paraqitjet më të këqija të tij ishin në Estadio Sanchez Pizjuan kundër Sevillas, ku Los Blancos u mposhtën 3-0.

Thibaut Courtois

Ai e fitoi ‘Dorezën e Artë’ në Kupën e Botës në Rusi, si portieri më i mirë i turneut dhe ka kontribuar me disa pritje spektakolare në Real Madrid.

Ai nuk ka luajtur në dy ndeshjet e para të ligës dhe ende nuk është paraqitur në Ligën e Kampionëve.

Deri më tani ai ka mbajtur vetëm dy herë portën të pastër dhe ka pranuar 13 gola në tetë ndeshje (720 minuta) në LaLiga.

Luka Modric

Sezoni i tij i fundit ishte spektakolar, si me Real Madridin ashtu dhe me kombëtaren e tij, pasi fitoi Ligën e Kampionëve dhe çmimin si më i miri.

Për momentin shumë ndeshje shkojnë pa u vërejtur dhe i mungon freskia dhe me këtë ekipi humbet shumë.

Raphael Varane

Kampioni i botës nuk ka performuar sipas kualitetit të tij këtë sezon dhe kundër Barcelonës ai bëri një tjetër gabim.

Shumë gabime të tij këtë edicion.

Isco

Ai ishte një nga lojtarët më të shquar, nëse jo më i miri, në fillim të edicionit me Real Madridin.

Problemi i apendicit e detyroi atë të ndalet për disa javë dhe mungesa e tij u vërejt shumë te Reali. /Telegrafi/