Real Madridi mëson kundërshtarin për botërorin e klubeve

E publikuar: 16/12/2018 05:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kashima Antlers do të jetë ekipi kundërshtar i Reali Madridit në botërorin e klubeve që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kashima Antlers është fitues i Ligës së Kampionëve në Azi.

Kështu, në ndeshjen e luajtur ndaj Chivas Guadalajaras, Antlers përmbysën rezultatin për të siguruar kualifikimin në fazën gjysmëfinale falë fitores me rezultatin 3-2.

Fitorja e Kashima Antlers ndaj Chivasit erdhi në stadiumin Hazza bin Zayed përpara vetëm 4.000 spektatorëve.

Pas këtij suksesi, ekipi japonez në gjysmëfinale do të përballet pikërisht me kampionët në fuqi të Real Madridit.

Ky duel rikthen në kujtesën e të gjithëve edhe finalen e vitit 2016 të Kupës së Botës për Klube.

Kalimin në fazën gjysmëfinale e siguroi gjithashtu edhe klubi vendas Al Ain që fitoi pastër 3-0 ndaj kampionëve të Afrikës Esperance, pasi eliminuan fillimisht kundërshtarët zelandezë të Wellingtonit.

Ekipi i drejtuar nga ish-trajneri i Kroacisë, Zoran Mamic do të përballet në fazën tjetër me ekipin kampion të Zonës Conmebol, River Plate. /Telegrafi/