Real Madridi ia rezervon Hazardit fanellën me numër 7

E publikuar: 22/07/2018 02:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi thuhet se tashmë ka rezervuar një numër të fanellës për yllin belg të Chelseat, Eden Hazard.

Sipas mediumit anglez The Mirror, Hazard është shfaqur si objektivi numër një i kampionëve evropianë për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon e larguar.

Kjo pasi, dyshja Neymar dhe Kylian Mbappe mendohet se do të qëndrojnë përfundimisht në Paris Saint-Germain për sezonin e ri.

Nënshkrimi i Juventusit me Ronaldon do të thotë se Los Blancos janë të etur për të shtuar cilësi në sulmin e tyre dhe Hazard ka ngecur në nënshkrimin e një marrëveshjeje të re në Stamford Bridge.

Fotomontazh: Fanella e Hazardit te Real Madridi

Disa media në Angli e japin si të kryer transferimin e yllit belg në Santiago Bernabeu, pasi sipas tyre skuadrat kanë arritur marrëveshje në shifrën e 190 milionë eurosh.

Në anën tjetër, mediat në Spanjë raportojnë se Real Madridi janë aq të sigurt në marrëveshje saqë e kanë rezervuar edhe numrin e fanellës për Hazard.

Hazard mban veshur fanellën me numër 10 te Chelsea, por numri aktualisht është i zënë nga heroi kroati në Kupën e Botës, Luka Modric.

Kështu që Hazardit thuhet se do t’i jepet fanella me numër 7, pasi është lënë e lirë pas largimit të yllit portugez, Ronaldo. /Telegrafi/