Real Madrid – Atletico Madrid, formacionet zyrtare të derbit të madh lokal

E publikuar: 08/04/2018 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi dhe Atletico Madridi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Mbretërit janë nikoqir të Los Colchoneros në derbin e madh lokal, i vlefshëm për javën e 31-të në kampionatin spanjoll.

Skuadra e Zinedine Zidanes vjen nga një formë e mirë në kampionat me katër fitore radhazi dhe dëshiron të vazhdojë serinë për t’iu ofruar edhe më shumë Atleticos në vendin e dytë.

Në anën tjetër, skuadra e Diego Simeones ka oscilime në ndeshjet e fundit dhe do të tentoj të luaj baras për të mos lëshuar terren për pozitën e dytë në tabelë.

Zidane ka vendosur të startojë me disa ndryshime, ndërsa Simeone të luajë me formacionin më të mirë të mundshëm në këtë derbi lokal.

Real Madrid: Keylor; Carvajal, Varane, Ramos, Marcelo; Lucas, Kovacic, Kroos, Asensio; Ronaldo, Bale.

Atletico Madrid: Oblak; Juanfran, Savic, Godin, Lucas; Koke, Saul, Gabi, Correa; Griezmann, Costa.

/Telegrafi/