Reagon Benzema për ta barazuar rezultatin ndaj Atleticos

E publikuar: 16/08/2018 07:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi e ka barazuar rezultatin në ndeshjen e Superkupës së UEFA-s kundër Atletico Madridit.

Karim Benzema ishte futbollisti që i barazoi shifrat pas asistimit nga Gareth Bale.

Anësori uellsian harkoi nga e djathta, ndërsa sulmuesi francez shënoi me kokë (27′).

Ndeshja e sivjetme e Superkupës së Evropës zhvillohet në Tallinn të Estonisë dhe është hera e parë që luhet në këtë shtet.

Los Blancos kanë hyrë në këtë ndeshje si fitues të Ligës së Kampionëve, ndërsa Los Rojiblancos si fitues të Ligës së Evropës.

Reali është kampioni në fuqi pasi e ka fituar trofeun në dy vitet e fundit.

Pritet të shihet nëse Atletico do ta fitojë Sueprkupën, apo do ta mbrojnë Mbretërit. /Telegrafi/